Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
UNICEF: 38 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara nuk vijojnë mësimin

Sipas Fondit për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF), në Kosovë janë gjithsej 38 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara, që nuk mund të vijojnë mësimin më 1 shtator.

Në vendin tonë janë 43 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara dhe vetëm 5 mijë e 300 prej tyre vijojnë mësimin.

 “Meqenëse arsimi ndërlidhet ngushtë me vende më të mira pune, jetë të shëndetshme, siguri sociale dhe ekonomike dhe mundësi për pjesëmarrje të plotë në shoqëri, ne e dimë që fëmijët me aftësi të kufizuara, të cilëve iu mohohet e drejta për arsim, kanë gjasa të përjashtohen edhe nga shoqëria”, thotë UNICEF.

Kjo organizatë gjykon që ndonëse janë ndërtuar shumë objekte shkollore që janë të përshtatshme për këta fëmijë, sërish ka objekte të vjetra që nuk i përmbushin kriteret teknike.

Gjithashtu Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Prishtinë, Murat Sahin ka ftuar institucionet kosovare që të ndajnë fondet e mjaftueshme për punësimin dhe trajnimin e mësimdhënësve dhe asistetëve, në mënyrë që të kenë mbështetje shtesë për të lehtësuar hyrjen e personave me aftësi të kufizuar në tregun e punës.

Kjo Organizatë, ka bërë një anketim ku kanë marr pjesë 5 mijë të rinj kosovar për të vlerësuar përceptimin që kanë ata për bërjen e arsimit të qasshëm dhe gjithëpërfshirës për të gjithë fëmijët.

Në këtë anketë afro 60 përqind e të anketuarve janë përgjigjur që shoqëria kosovare nuk është gjithëpërfshirëse. Kurse 39 përqind e të rinjve vlerësojnë që shoqëria jonë ka mentalitet përjashtues./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë