Një veturë ka goditur për vdekje sot një 43 vjeçar në Istog.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka konfirmuar për Telegrafin se këmbësori është goditur nga vetura rreth orës 14:44.
Gashi po ashtu ka njoftuar se edhe dy persona tjerë kanë pësuar lëndime.
“Sot rreth orës 14:44 në Komunën e Istogut një këmbësor ka vdekur si pasojë e goditjes nga një veturë e cila është aksidentuar me një veturë tjetër. Dy persona janë lënduar dhe kanë pranuar tretman mjekësor, njëri në spitalin rajonal në Pejë, kurse tjetri në QKUK në Prishtinë. Vdekja e këmbësorit u konstatua nga mjeku kujdestar në QKMF-në në Istog”, deklaroi ai.
Zëdhënësi Gashi tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet policore dhe prokurori kurse me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion