Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top

Këtë javë, në një klinikë private në Rumani, një pacienteje femër 33-vjeçare iu hoq tumori më i madh i tiroides i regjistruar ndonjëherë në Evropë, raportuan mediat rumune.

Agjencia Ađerpres bën të ditur se tumori peshonte 1580 gram, me diametër 36 centimetra.

“Operacioni u krye në një paciente femër 33-vjeçare me një adenomë gjigante të gjëndrës tiroide. Rasti është unik sepse tumori më i madh i tiroides i regjistruar në Regjistrin Evropian për Kirurgjinë Endokrine është hequr”, tha klinika në një deklaratë.

Shtohet se për shkak të kompleksitetit të operacionit dhe për sigurinë e pacientit është përdorur teknologji e avancuar mjekësore, neuromonitorim intraoperativ i nervave të laringut.

“Për shkak të vaskularizimit jashtëzakonisht të bollshëm, madhësisë gjigante të tumorit që peshon 1580 gram, me diametër 36 centimetra, kjo lloj ndërhyrje zakonisht zgjat pesë deri në gjashtë orë. Por falë pajisjeve të mbylljes vaskulare dhe sistemeve të neuromonitorimit në sallën e operacionit, Operacioni është kryer për vetëm dy orë”, thuhet në deklaratën e klinikës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë