Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Tri simptomat e variantit “Omicron” që duhet t’i dini

Ka ende dhjetëra pyetje në lidhje me variantin e ri të COVID-19, i cili po konsiderohet si variant me shumë mutacione.

Shkencëtarët po punojnë gjatë gjithë kohës për të zbuluar nëse me të vërtetë përhapet më shpejt, shmang imunitetin ose ndryshon ashpërsinë e sëmundjes.

Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se shumica e njerëzve nuk po sëmuren rëndë nga ky variant, megjithëse është e mundur, shkruan The Sun.

Dr.Maria Van Kerkhove, një këshilltare e lartë e OBSH-së, tha se ka raste të ndryshme me këtë variant.

“Për sa i përket profilit të ashpërsisë, ne kemi parë raporte të rasteve me “Omicron” që janë të lehta, por edhe të rënda. Ka disa indikacione se disa nga pacientët paraqiten me sëmundje të lehtë, por sërish janë ditët e para”, u shpreh ajo.

Varianti “Omicron” mund të jetë duke shkaktuar më shumë konfuzion sa u përket shenjave, transmeton Klankosova.tv.

Lodhja, dhimbjet e trupit dhe dhimbjet e kokës janë ndër shenjat e para të këtij varianti.

Ndërkaq, thuhet se deri më tani pacientët nuk kanë raportuar humbje të nuhatjes ose të shijes.

Youtube

Arkiva

Kategoritë