Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Tri gabimet e vazhdueshme që bëni sa herë lyeni flokët

Flokët e lyer, ndryshe nga flokët natyralë, kërkojnë më shumë kujdes dhe trajtim, sepse pas lyerjes nuk janë më në gjendjen e mëparshme, bëhen më të ashpër, këputen më lehtë dhe humbasin shkëlqimin e dikurshëm. Megjithatë ju mund ta merrni situatën në kontroll duke shmangur gabimet mëposhtme.

1.MOS I LYENI TEK JO PROFESIONIST: Flokët ashpërsohen, sidomos në rastet kur nuk i lyen tek një profesionist, madje mund të pësojnë dëme të mëdha, deri në djegie ose këputje. Zakonisht, pjesa më e madhe e femrave nuk gjejnë rehat me flokët, ndryshojnë vazhdimisht parukier, duke harruar që kjo është në dëm të shëndetit të flokëve, edhe për shkak të ndryshimit të bojës.

2.MOS PËRDOR BOJË TË LIRË: Këtu, mbi të gjitha duhet të bësh kujdes më bojën që zgjedh. Asnjëherë mos u josh nga çmimi i lirë, por as nga ambalazhi. Ji e kujdesshme për të zgjedhur bojë nga firma të miratuara nga tregu profesionist. E mira është të jetë bojë bimore, sepse pas lyerjes, flokët janë të shëndetshëm, por eliminon edhe rastet e alergjive.

3.MOS NDRYSHO NGJYRËN VAZHDIMISHT:  Dëmi më i madh që mund t’u shkaktosh flokëve janë kalimet ekstreme nga njëra bojë në tjetrën (nga e kuqja në të zezë, nga bionde në zeshkane). Në këto raste, flokët dhe skalpi mund të pësojnë dëme të pariparueshme. Flokët e shëndetshëm janë më tërheqës sesa ngjyra moderne me flokë të dëmtuar. Lyerjet e shpeshta të flokëve nuk janë aq problematike sa janë ndryshimet e shpeshta të ngjyrave.

Youtube

Arkiva

Kategoritë