Tre persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (64 vjeç), Podujevë 1 rast (76 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (62 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 60.745 raste nga 238.339 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.506 raste të vdekjes.