Mar, Nën 30, 2021
Banner Top
Banner Top
Tre të vdekur nga COVID-19 sot në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3230 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 625 persona.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar tre qytetarë të prekur me koronavirus, ndërsa janë shëruar 579 persona.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë 322. Janë 8,233 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, transmetojnë mediat në Shqipëri.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetare 59-vjeç nga Korça, dy nga Tirana 68 dhe 78- vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 191,440 raste, prej tyre 180,229 janë shëruar, 8,233 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2,978 pacientë.

Arkiva

Kategoritë