Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë vdekur tre persona dhe 17 persona të tjerë janë në gjendje të rëndë nga Covid19.
Nga 4,729 testime të kryera, 1 mijë 207 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë regjistruar 203,114 raste shërimi nga COVID-19. Ndërsa, në nivel vendi janë gjithsej 13, 340 pacientë aktivë me COVID.
Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.