Policia e Kosovës sot ka arrestuar tre persona të dyshuar lidhur me vrasjen e 26 nëntorit, në Gllogjan të Deçanit.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka konfirmuar se lidhur me këtë vrasje të trefishtë janë arrestuar tre të dyshuar.
“Prokurorja e çështjes ka caktuar masën e arrestit prej 48 orësh për të arrestuarit. Për shkak të ndjeshmërisë së rastit tani nuk mund të japim emrat e të arrestuarve, as detaje të tjera lidhur me rastin”, njoftoi Kurmehaj.
Ai tha se edhe pas arrestimit të të dyshuarve do të ndërmerrentë gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e rastit.
Më 26 nëntor, si pasojë e të shtënave në drejtim të një autobusi që shkonte nga Gjakova mbetën të vdekur shoferi dhe dy nxënës. / familjajonë