Në 24 orët e fundit në Kosovë nga coronavirusi kanë humbur jetën tre persona, ndërsa janë konfirmuar 257 raste të reja.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 2.840 testime, 257 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.005 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.809.730 doza të vaksinës. Deri më sot 814.299 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 96.643 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.”, njofton MSH.
MSH gjithashtu ka njoftuar se sot janë shëruar 593 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 219.502.
Në total numri i rasteve aktive është 3.057.
Ndërkaq, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se nga raportet e datës 23 shkurt 2022 nga klinikat Covid-19 dhe spitalet e përgjithshme në trajtim mjekësor nga Covid-19 janë 99 pacientë.