Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Tre gjërat që nuk duhet të bëni kurrë me lentet tuaja të kontaktit

Lentet e kontaktit mund të shkaktojnë dëm të pakthyeshëm të shikimit kur nuk përdoren si duhet.

Historitë horror të lëndimeve të syve tregojnë se sa e rëndësishme është të ndiqni udhëzimet.

Sharon Copeland, tha: “Ka disa gabime të zakonshme që njerëzit bëjnë kur bëhet fjalë për t’u kujdesur për lentet e tyre të kontaktit, kështu që ne kemi bashkuar disa gjëra që nuk duhet të bëni kur bëhet fjalë për mbajtjen e lenteve”.

Shmangni dushin

Është e lehtë të harrosh lentet e tua kur futesh në dush. Por duke e bërë këtë viheni në rrezik të të gjitha llojeve të infeksionit.

Sharon tha: “Të gjitha llojet e ujit janë të këqija për lentet e kontaktit, kështu që dushi me lentet e vendosura duhet të shmanget. Nëse keni hyrë në dush aksidentalisht me lentet tuaja, mbyllni sytë, dilni me kujdes nga dushi, thani duart plotësisht dhe hiqni lentet e kontaktit”.

Uji përmban miliona baktere, dhe nëse bllokohet rreth lenteve tuaja mund të shkaktojë acarim dhe dëmtojë ngadalë shikimin. Është e vetëkuptueshme që gjithashtu nuk duhet të pastroni lentet tuaja kurrë me ujë, duke përdorur vetëm solucionin pastrues.

Mos i fërkoni sytë

Polen, pluhur, grim ose thjesht lodhje – ka shumë arsye që fërkojmë sytë. Por për përdoruesit e lenteve të kontaktit, Sharon tha: “Fërkimi i shpeshtë i syve mund të zhvendosë lentet tuaja të kontaktit ose t’i shtyjë ato në qepallën e sipërme të syrit tuaj”. Kjo gjithashtu mund të çojë në baktere që hyjnë në sy nga duart e ndyra.

Asnjëherë mos flini me lentet tuaja

Nëse jeni një përdorues i lenteve të kontaktit, ka të ngjarë që keni qenë të lodhur ndonjëherë dhe keni harruar të hiqni lentet tuaja. Sidoqoftë, zakoni është i rrezikshëm sepse sytë thahen shumë gjatë gjumit. Në krye të kësaj, lentet mund të kufizojnë furnizimin me oksigjen në sy, duke shkaktuar ngadalë inflamacion. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë