Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Trajtimi me mjaltë dhe sheqer për një lëkurë që shkëlqen

Lëkurat e shëndetshme e reflektojnë shkëlqimin e tyre nga brenda jashtë.
Kur keni fytyrë apo trup të kurar me kujdes gjithnjë do të dukeni dhe ndiheni më të shëndetshëm.

E për këtë mjafton vetëm pak mund dhe pëzierja e dy prej përbërësve më të dashur të kuzhinës.

Mjalti dhe sheqeri gjenden gjithnjë në shtëpi dhe fshehin sekrete të mëdha bukurie.

Pa pasur nevojë të shkoni në dyqan, trajtimi natyral që do ju tregojmë në këtë artikull do t’ju shpëtojë nga mikrobet, lëkura e ashpër apo rrudhat.

Sheqeri është një pastrues i shkëlqyeshëm për lëkurën e në veçanti për fytyrën.
Mjalti nga ana tjetër ka veti anti-bakteriale dhe ndihmon lëkurën të ruajë hidratimin dhe butësinë.

Ndiqni mëposhtë përgatitjen hap pas hapi sipas këshillave të AgroWeb.

Për të nisur më përgatitjen e trajtimit si fillim sigurohuni që të keni lëkurë të pastër apo të sapo dalë nga dushi.

Gjithashtu kini parasysh se masat në këtë artikull janë llogaritur për trajtimin e fytyrës, për të gjithë trupin shtoni më shumë mjaltë dhe sheqer sipas nevojave.

Filloni me përgatitjen në një enë të vogël përgatisni masën në moment duke shtuar sheqerin me mjaltin.

Përzieni derisa të formohet një masë e njëtrajtëshme dhe ngjitëse.

Merreni atë me gishta dhe aplikojeni mbi fytyrë me lëvizje të lehta rrethore në çdo zonë.

Vazhdoni në këtë mënyrë derisa të shikoni që lëkura po fillon të skuqet paska, por pa e dëmtuar atë me lëvizje të forta.

Gjaku do të qarkullojë më mirë në këtë zonë dhe lëkura do të pastrojë vetëveten.
Bëjeni këtë të paktën një herë në javë pasi dilni nga dushi për fytyrë më të butë që shkëlqen.

Youtube

Arkiva

Kategoritë