Enj, Tet 21, 2021
Banner Top
Banner Top
Trajnim mbi prindërimin e përditshem në klinikën “Empatia”

Klinika “Empatia” vazhdon me ciklin e trajnimeve me të cilat synon përsosjen e cilësisë së shërbimeve profesionale në shkencat shëndetësore terapeutike në Kosovë.

Trajnimi i radhës do të realizohet nga prof. Linda Hoxha.

Ky trajnim përfshin teknikat e prindërimit duke u fokusuar në nevojat e përditëshme të prindërve për ndërveprim me fëmijët, duke mos harruar qëllimet afatgjata. Trajnimi i ofruar përdor metodologji dhe teknika të ndryshme, të përshtatura për kontekstin Kosovar dhe të bazuara në nevojat e kohës. Trajnimi targeton cështjet me të cilat ballafaqohen prindërit prandaj të gjith prindërit janë të mirëseardhur të marrin pjesë.

Trajnimi mbahet me datën 30 tetor 2021 (e shtunë) me fillim nga ora 10:00 në Klinikën “Empatia”. Pagesa për trajnim është 40 euro. Pjesëmarrësit do të çertifikohen.

Numri i  pjesëmarrësve është i kufizuar për shkak të pandemisë, ju inkurajojmë që të aplikoni sa më parë, duke shprehur interesimin tuaj nëpërmjet adresës elektronike:  [email protected]

Arkiva

Kategoritë