Tom Hanks e gruaja e tij, Rita Wilson, janë të prekur nga koronavirusi.
Ata kanë postuar një fotografi nga karantina dhe kanë shkruar për këto ditë ku po ballafaqohen me pandeminë famëkeqe COVID-19.
“Përshëndetje të gjithëve. Rita dhe unë dëshirojmë ta falënderojmë çdo njeri në Down Under që po kujdesen për ne. Ne jemi të prekur nga Covid-19 dhe po qëndrojmë të izoluar në mënyrë që të mos e shpërndajmë. Ky kujdes është për ata që kjo sëmundje mund të shkaktojë sëmundje të tjera serioze”, ka shkruar mes të tjerash Hanks në Instagram.