Është themeluar Shoqata e Informatikës. Kjo shoqatë ka për synim të ndjek disa qëllime të cilat janë paraqitur më poshtë:
- Ngritja dhe avancimi i kapaciteteve ekzistuese për përfshirjen e informatikës në arsimin në të gjitha nivelet para-universitare në Kosovë.
- Organizimi i ngjarjeve të ndryshme me fëmijë dhe të rinj, sikurse është Ora e Kodit sipas konceptit të Code.org.
- Organizimi i garave të informatikës duke përfshirë programim, matematikë, mekatronikë e të ngjashme
- Organizimi i ngjarjeve duke përfshirë kuadrot akademike dhe industriale nga diaspora për ligjërata, seminare e aktivitete të tjera ku shkëmbehen informata të dobishme e relevante.
- Krijimi i lidhjeve me profesionistë dhe organizata ndërkombëtare informatike përmes kuadrove në diasporë.
- Bashkëpunimi me shoqata të ngjashme në vend, rajon e botë
- Pjesëmarrja në gara të informatikës në rajon e botë
- Zbulimi, edukimi dhe zhvillimi i talenteve të rinj në fushat e informatikës
- Këshillimi i fëmijëve, të rinjve dhe të gjithë personave të interesuar në lidhje me akademinë dhe industrinë informatike
- Kontributi në krijimin dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet industrisë dhe akademisë informatike në vend dhe në rajon
Kryetari i kësaj shoqate është Ridvan Bunjaku, sekretare-Albulena Maloku, Arbnor Halili dhe Astrit Desku-auditorë.
Ndërsa këshilli drejtues është i themeluar nga: Astrit Desku, Arbnor Halili, Drilon Jahiri, Milot Gashi dhe Ylber Veliu.
Për të qëndruar të informuar nga aktivitetet e kësaj shoqate, klikoni në likun më poshtë:
https://shoqinf.wordpress.com/
/FamiljaJonë/