Sot, në Ditën Botërore të Teatrit është themeluar Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur.
Lajmin e ka bërë aktori Shkëlzen Veseli i cili thotë se ky festival sivjet nisë rrugëtimin për t’u shndërruar në një ngjarje tradicionale që do të mbahet në qytetin e Prizrenit.
Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:
Më 27 Mars, në Ditën e Teatrit ndajmë me ju lajmin për themelimin e
Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur!
Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur, këtë vit nis rrugëtimin për tu shëndrruar në ngjarje tradicionale, e që do të mbahet në qytetin e Prizrenit.
Kjo ngjarje kulturore ishte planifikuar të mbahej vitin e kaluar, por situata pandemike që përfshiu mbarë botën, bëri që edicioni i parë të shtyhet për këtë vit.
Ky festival i themeluar nga artistët, Shkelzen Veseli, Adrian Morina dhe Zana Duraku, do të mbahen në fund të muajit Korrik dhe në filllim të muajit Gusht, nën patronatin e kryetarit të Komunës së Prizrenit z.Shaqir Totaj.
N’Prizren do të nis festival i vecant i teatrit, ashtu sic është unik edhe vet qyteti i Prizrenit, i cili si për nga natyra ashtu edhe për nga programi do të jetë aktivitet teatror unik në rajon dhe më gjerë. Festivali synon të bëjë bashkë teatro e trupa teatrore nga vendi, rajoni dhe Evropa.
Shtrirja e aktiviteteve do të bëhet në gjithë qytetin, duke shfrytëzuar të gjitha hapësirat e përshtatshme që janë në dispozicion në Prizren, përshirë hapësirat publike dhe private si:
Kalaja e Prizrenit, Hamami, Kino Lumbardhi, Lidhja e Prizrenit, , Xhamitë, Kishat, Teqet, Ura e gurit, Teatri Qytetit, Kino Bistrica, si edhe sheshe të qytetit.
Programin qëndrorë do ta shoqërojnë edhe shfaqjet mysafire të cilat do të jenë jasht konkurencës, shfaqje për audiencën e re,për publikun e nesërm,
Krahas prezantimit të shfaqjeve do të organizohen punëtori e diskutime të ndryshme lidhur me teatrin, trashëgimine teatrore, historike si edhe master klasa nga artist vendor dhe ndërkombëtar.
Pse n’Prizren?
Për shkak të trashëgimisë së pasur kulturore e shpirtërore, qendrave të shumta historike, multietnicitetit dhe diversitetit kulturor,e mbi të gjitha mikepritjes.
Mbi te gjitha, n’Prizren, do të jetë një festival shpresëdhënës, me të cilin do të mund të bëhemi pjesë e hartës teatrore të Evropës dhe Botës.
Na priftë e mbara!