Edhe pse jemi në vjeshtë dhe nuancat e tokës janë ato që identifikojnë më së shumti këtë stinë, prej shumë vitesh TETORI ËSHTË ROZE, njëlloj si ngjyra e fjongos së famshme që tashmë është kthyer në simbol të fushatave për parandalimin dhe depistimin e hershëm të kancerit të gjirit, një prej sëmundjeve më të përhapura te popullata femërore.
Mjekësia ka ecur me hapa të shpejtë, aq sa sot trajtimet efektive kanë rritur me gati 88% shanset e mbijetesës deri në 5 vjet pas diagnostikimit, thuhet në faqën e AIRC. Megjithatë, për të reduktuar pikërisht atë 12% të rasteve me më pak fat, “Shoqata Italiane për Kërkimin e Kancerit” nisi ditët e fundit fushatën Pink Ribbon 2023, e cila kishte në qendër historinë e dr. Emilio Bria-s dhe pacientes së tij, Emmanula.
Mjekësia ka ecur me hapa të shpejtë, aq sa sot trajtimet efektive kanë rritur me gati 88% shanset e mbijetesës deri në 5 vjet pas diagnostikimit, thuhet në faqën e AIRC. Megjithatë, për të reduktuar pikërisht atë 12% të rasteve me më pak fat, “Shoqata Italiane për Kërkimin e Kancerit” nisi ditët e fundit fushatën Pink Ribbon 2023, e cila kishte në qendër historinë e dr. Emilio Bria-s dhe pacientes së tij, Emmanula.
Po si lindi fjongoja rozë, pse u bë simbol i kësaj fushate në çdo vend të botës?
Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, duhet të kthehemi pas në kohë, më konkretisht në 1990-n, vit në të cilin në SHBA lindi dhe u zhvillua koncepti i shiritave, fjongove që përfaqësonin kauzat sociale. Gjithçka nisi me një fjongo të verdhë, frymëzuar nga një këngë e vjetër, dhe që u bë simbol i një fushate kundër disa pengjeve amerikanë të kapur në Iran, për t’u shndërruar më pas një simbol të mbështetjes për ushtarët e përfshirë në Luftën e Gjirit.
Pas të verdhës, ishte fjongoja e kuqe ajo që filloi të përhapej masivisht. Ajo u përdor nga grupi i artistëve dhe aktivistëve Visual AIDS, me qëllim për të përfshirë opinionin publik në betejën kundër HIV-it. Lidhja midis iniciativave ndërgjegjësuese dhe shiritave, fjongove filloi të bëhej gjithnjë e më e fortë.
“Fondacioni i Kancerit Susan G. Komen” shpërndau për herë të parë fjongo rozë për pjesëmarrësit e garës së New York-ut 1991, por vetëm një vit më vonë, kjo fjongo do të bëhej simbol i rëndësishëm për gratë në të gjithë botën.
Alexandra Penney, kryeredaktore e revistës “Self” dhe Evelyn Lauder, zv.presidente e “Estée Lauder”, një e mbijetuar e kancerit të gjirit, vendosën të bashkonin forcat dhe të jepnin kontributin e tyre në luftën kundër kancerit.
Ndërsa planifikonin të nisnin një fushatë për parandalimin e kësaj sëmundjeve vdekjeprurëse, vendosën të krijonin një fjongo që të shpërndahej në të gjithë Amerikën nga kompania kozmetike Lauder. Megjithatë, një ide e ngjashme ekzistonte dhe mbante autorësinë e 68-vjeçares, Charlotte Haley, e cila si shumë gra në familjen e saj kishte mundur kancerin e gjirit dhe kishte filluar të shpërndante mijëra fjongo në rozë salmon ose rozë pjeshkë, për të inkurajuar financimet publike për kërkim shkencor.
Evelyn Lauder u përpoq të bashkëpunojë me të, por Haley e refuzoi sepse e konsideronte qasjen e saj shumë komerciale.