Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
TETËMBËDHJETË TË SHËRUAR DHE TRE RASTE ME COVID-19!

Janë shënuar tri raste të reja me Covid-19, teksa tetëmbëdhjetë janë shëruar.

Kështu ka bërë të ditur IKSHPK-ja.

“Sot më 18 maj 2020 janë testuar gjithsej 200 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe  gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. 

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 3 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë).

Sot më 18 maj 2020, janë shëruar 18 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 754 raste”, thuhet në njoftim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë