Tetë persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 2 raste (88, 74 vjeç), Ferizaj 1 rast (69 vjeç), Gjilan 1 rast (73 vjeç), Mitrovicë 1 rast (59 vjeç), Pejë 1 rast (58 vjeç), Prishtinë 1 rast (35 vjeç), Prizren 1 rast (70 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 103.480 raste nga 514.482 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.118 raste të vdekjes.