Pre, Dhj 3, 2021
Banner Top
Banner Top
Tetë raste reja me COVID-19 në Kosovë, asnjë viktimë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar të martën se janë regjistruar tetë raste të reja të infektimit me COVID-19 pas testimit të 2,133 mostrave.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Sipas njoftimit të IKSHPK-ja ka njoftuar se më 12 korrik janë shëruar 32 pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 108, transmeton Telegarfi.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,867 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,264 kanë vdekur.

Arkiva

Kategoritë