Mër, Jan 26, 2022
Banner Top
Banner Top
Tetë persona të infektuar nga HIV/AIDS gjatë vitit 2021 në Kosovë

Shkroi: Albina Selmanaj

1 dhjetori ishte Dita botërore e luftës kundër AIDS-it. Gjatë  vitit 2021 në Kosovë janë regjistruar tetë persona të infektuar nga kjo sëmundje, gjashtë më shumë sesa në vitin e kaluar.

HIV është virusi i cili prek dhe dobëson sistemin imunitar të organizmit të njeriut duke e lënë atë të pambrojtur nga infeksionet dhe nga disa lloje kanceri. Faza më e avancuar e infeksionit HIV është AIDS, e cila mund të zgjasë nga 2 deri në 15 vjet për t’u zhvilluar, në varësi të individit.

I kontaktuar nga Familja Jonë, dr. Mehmet Morina tregon se aktualisht brenda Klinikës Infektive në QKUK janë duke u trajtuar 41 raste me këtë sëmundje, në repartin HIV.

Në vitin 2021 kemi 8 raste të reja të të infektuarve më këtë sëmundje (HIV) dhe 41 raste të tjera janë nën mbikqyrjen e repartit tonë në QKUK”, tha Mehmeti.

Pandemia e koronavirusit nuk e la pa i prekur edhe këta të infektuar. Mehmeti tregon se një person vdiq si pasojë e infektimit nga COVID-19.

Po kemi pasur raste të të infektuarve me HIV që kanë qenë të infektuar edhe me Covid-19, fatkeqësisht një pacient më këtë sëmundje e humbëm si pasojë e infektimit me koronavirus”, tregoi ai.

I pyetur nëse ka ndonjë kurë që con drejt shërimit të personave të prekur nga HIV/AIDS, Mehmeti u përgjigj:

Gjatë këtij viti për të gjithë personat e prekur nga ky virus (HIV), është siguruar terapia e vazhdueshme,trajtimi më i mirë i këtij virusi HIV për pacinetet e sëmur është me ARV terapi.Për të parandaluar këtë virus gjithmonë duhet të perdoren mjete mbrojtëse dhe në rast të dyshimit të bëhet testimi për HIV”.

Ai gjithashtu e këshilloi Ministrinë e Arsimit që ta konsiderojnë futjen e lëndës “Edukimit seksual” në shkolla, në mënyrë që të dihet më shumë për proceset seksuale dhe për mënyrat e bartjes së sëmundjes së HIV/AIDS.

Sëmundja vdekjeprurëse, HIV, për herë të parë në Kosovë u paraqit në vitin 1986, kur u regjistrua i infektuari i parë

Arkiva

Kategoritë