Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Testet PCR së shpejti edhe në tri komuna

Qytetarët e Prizrenit, Pejës dhe Gjilanit së shpejti mund të kryejnë testin PCR në komunat e tyre. Duke analizuar strishot nga hunda dhe fyti, ata mund ta kuptojnë nëse janë të infektuar me COVID-19.

Këtë e kanë konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për IndeksOnline. Zyrtarë të MSH-së kanë thënë se testime të tilla pritet të bëhen pastaj edhe në Gjakovë, Ferizaj e Mitrovicë.

“Përveç IKSHPK-së, testime me PCR pritet të bëhen edhe në qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë, Ferizaj e Mitrovicë. Do të fillohet në ato qendra që janë më gati të fillojnë dhe në këtë mes, me gjasë Prizreni, Peja  ose edhe Gjilani, mund të fillojnë më parë, për të vazhduar me të tjerat. Megjithatë do të vlerësohet me IKSHPK-në dhe drejtuesit e këtyre qendrave se cilat do të fillojnë të parat”, thuhet në përgjigjen e tyre, shkruan Indeksonline.

Për të filluar që të jepet ky shërbim, sipas MSH-së, aparaturat janë siguruar ndërsa pritet të bëhet edhe trajnimi i stafit.

Së shpejti [pritet të fillojnë të bëjnë testet PCR], aparaturat janë siguruar, do të bëhet trajnimi i stafit dhe do të fillohet”, thanë zyrtarët e MSH-së.

Përveç Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Prishtinë, Ministria e Shëndetësisë ka licencuar dhjetëra institucione shëndetësore private, për të kryer teste serologjike dhe teste me metodën PCR për COVID-19.

Çmimi për testin seriologjik, në bazë të të cilave mund të vërtetohet nëse një person e ka pasur koronavirusin dhe bëhet përmes mostrave të gjakut, në laboratorë privatë kushton rreth 20 euro. Ndërkaq për testin PCR në institucione shëndetësore private çmimi sillet rreth 60 euro. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë