Teatri Kombëtar i Kosovës, ka njoftuar publikun se si masë parandaluese ndaj koronavirusit, do të anulohen të gjitha shfaqjet e muajit mars.
“Të dashur miq të teatrit!
Konform masave të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së CoronaVirus-it (Covid-19), për të cilat u mor vendim sonte në mbledhjen e Qeverisë, me qëllim shmangien e aktiviteteve me pjesëmarrje të gjerë të publikut, NJOFTOJMË SE ANULOHEN të gjitha shfaqjet e parapara të mbahen në kuadër të programit të shfaqjeve për muajin Mars.
Njëkohësisht apelojmë tek ju, respektimin strikt të udhëzimeve të njoftuara për shmangien e përhapjes së këtij virusi.
Ju njoftojmë!”, shkruhet ne statusin e llogarisë së TKK-së në Facebook.