Të qeshurit është padyshim pasqyrim i një gjendjeje emocionale të mirë. Kur ne qeshim, ndihemi shumë më mirë edhe jemi të liruar nga problemet e përditshme. Shumë studiues i shohin qenësore qeshjen dhe humorin në jetën tonë.
Është e qartë që ne nuk mund të qeshim gjithmonë, për shkak të rrethanave që mund të na vijnë. Kur kemi raste dëshpëruese, nuk na ndodh rrallë që të qajmë. Terry Pettiijohn të qarit e shihte si një metodë mjaft të mirë për menaxhimin e stresit, pasi shihet si një clirim emocional, mirëpo është jo normale dhe e padobishme që të qajmë shpesh.
Dy emocionet e kundërta, të qeshurit dhe të qarit, dallojnë edhe në atë se sa muskuj të fytyrës aktivizojnë. E para aktivizon diku rreth 17 muskuj, kurse të qarit deri në 47.