Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Të punoni në kopsht është njëjtë si të ushtroni në palestër, tregon studimi

Shumë njerëz e kanë të vështirë të mësohen me shprehinë e ushtrimeve të rregullta, edhe pse e dinë se është e mirë për shëndetin e tyre fizik dhe mendor. Megjithatë, angazhimi për një rutinë stërvitjeje jo medoemos kërkon shkuarjen në palestër apo vrapimin në park.

Kopshtaria është një shembull i shkëlqyer i një hobi popullor që është më i pranueshëm dhe mund të përdoret gjithashtu si stërvitje.

Puna në kopshtin ose oborrin tuaj është një burim i aktivitetit fizik të moderuar deri në të fuqishëm tek të rriturit më të rinj, ndërsa ofron aktivitet fizik të ulët deri në mesatar te të rriturit, ka treguar hulumtimi. Puna në kopsht është gjithashtu një aktivitet për forcimin e muskujve, sipas Udhëzimeve të Aktivitetit Fizik të SHBA, dhe një nga aktivitetet fizike me shkallën më të ulët të lëndimeve.

Gjithashtu, qëndrimi në kopshtin tuaj të paktën dy orë në javë mund të ndihmojë në rritjen e disponimit tuaj, ndërsa kopshtaria mund të lehtësojë stresin dhe të ndihmojë në luftimin e izolimit dhe madje edhe demencës, sipas studimeve.

Kopshtaria përfshin të gjitha grupet kryesore të muskujve, si krahët, këmbët, shpatullat, shpina dhe barku. Aktiviteti gjithashtu përmirëson lëvizshmërinë, ndihmon në ndërtimin e qëndrueshmërisë dhe është një stërvitje e krahasueshme me ecjen, shkruan CNN.

Të gjitha gërmimet e nevojshme, mbjellja, kositja dhe heqja e barërave të këqija i djegin kaloritë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë