Enj, Pri 22, 2021
Banner Top
Banner Top
Të premten në “Takim virtual me Shëndritin” patologu Fisnik Kurshumliu

Të premten më fillim nga ora 20:00, në emisionin “Takim virtual me Shëndritin”, do të jetë i ftuar patologu Fisnik Kurshumliu.

Kurshumliu diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë  në vitin 2001, për t’i vazhduar edhe studimet e tjera të avancuara të cilat i përfundoi në vitin 2008. Ai momentalisht ligjëron në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Mjekësisë, pozitë të cilën e mban që nga viti 2016.

Kurshumliu gjithashtu ka edhe shumë publikime shkencore në revista prestigjioze mjekësore.

Me patologun do të bisedohet lidhur me identifikimin dhe diagnostifikimin e kancerit. Të gjithë ata që kanë pyetje për këtë temë, këtë mund ta bëjnë duke u orientuar në faqen “Familja Jonë” në Facebook dhe Instagram, ose edhe gjatë kohës kur intervista është duke u zhvilluar, në hapësirën për komente.

Për shumë informata të rëndësishme në raport me identifikimin dhe diagnostifikimin e kancerit, ndiqeni emisionin të premten më fillim nga ora 20:00, vetëm në faqen e Facebook-ut “Familja Jonë”.

Arkiva

Kategoritë