Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Bujar Gashi ka njoftuar se vaksinimi antiCOVID-19 dhe kundër gripit sezonal do të bëhet nga e hëna në lagjen “Emshir”.
Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka treguar se vaksinimi do të bëhet çdo ditë të javës, nga ora 07:00 deri në ora 20:00 në Qendrën e Mjekësisë Familjarë në Emshir.
“Vaksinimi kundër Covid-19 dhe gripit sezonal nga dita e Hënë me datë 20.12.2021, do të realizohet në Qendrën e Mjekësisë Familjare numër 7 në Emshir. Orari i punës do të jetë nga ora 07-20, e hënë – e diel”, ka shkruar Gashi.