Sht, Pri 10, 2021
Banner Top
Banner Top
“Takimi virtual me Shëndritin” vjen më ndryshe nga të premtet e kaluara

Të premten më fillim nga ora 20:00, në emisionin “Takim virtual me Shëndritin”, do të diskutohet për menaxhimin e sjelljeve nga personat me autizëm gjatë kohës së izolimit.

Ndryshe nga herët e kaluara, këtë herë do të ketë më shumë të ftuar në diskutimin virtual. Takimi është në bashkëpunim me Organizatën Joqeveritare “Autizmi flet” dhe do të jenë të ftuara: Violetë Hyseni – drejtoreshë e OJQ “Autizmi Flet”, Albërie Rraci Sejdiu – mësuese në SHFMU “Hasan Prishtina”, Tringë Krasniqi Gashi – M.Ed në Autizëm dhe Analizë të Aplikuar të Sjelljes dhe mësuese e arsimit special.

Në moderim me Shëndritin këtë emision do të jetë edhe drejtoresha ekzekutive e produksionit Familja Jonë, Saranda Bujupi-Rama.

Si ka ndikuar pandemia te personat me autizëm? Sa prej tyre kanë vizituar spitalet për testim dhe cilat ishin shqetësimet e prindërve? Si u sfiduan mësimdhënësit me rastet që vijojnë shkolla të rregullta me spektër të autizmit? Janë vetëm disa nga pyetjet që do marrin përgjigje gjatë diskutimit.

Ndërkohë, kushdo që ka ndonjë pyetje në lidhje me temën, këtë mund ta bëjë duke u orientuar në faqen Familja Jonë në Instagram dhe Facebook, ose edhe gjatë kohës kur diskutimi është duke u zhvilluar drejtpërdrejt, në hapësirën për komente.

Për shumcka lidhur me menaxhimin e sjelljeve nga personat me autizëm gjatë periudhës së izolimit, ndiqeni emisionin më fillim nga ora 20:00, vetëm në faqen Familja Jonë në Facebook.

Arkiva

Kategoritë