Sht, Sht 25, 2021
Banner Top
Banner Top
“Takim virtual me Shëndritin”, për të mos u humbur

Sonte, më fillim nga ora 21:00, në emisionin “Takim virual me Shëndritin”, do të jetë i ftuar psikologu dhe sociologu, Besnik Peci, me të cilin do të diskutohet për një temë mjaft të rëndësishme.

Diskutimet nga rrafshi psikologjik dhe sociologjik do të fokusohen rreth temës “Biseda e fundit”. Të gjithë ata që kanë humbur dikë së fundi ose po e ndjejnë se po e zhvillojnë bisedën përfundimtare me dikë, nuk duhet assesi ta humbasin emisionin e sontëm.

Peci ka përfunduar studimet bazike për psikologji dhe sociologji në Universitetin e Prishtinës, për të vazhduar dhe në studimet e avancuara në po këto dy drejtime. Ai gjithashtu është botuesi i parë i gazetës për të rinj “Zëri Ynë” në komunën e Mitrovicës dhe ka qenë redaktor shkencor  i revistës së parë në vend, “Psika”.

Peci më herët ka punuar si edukator dhe psikolog, ndërsa aktualisht është Udhëheqës i Kujdesit Intensiv në SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës.

Të gjithë ata që kanë pyetje në lidhje me temën, këtë mund ta bëjnë duke u orientuar në faqet “Familja Jonë”, në Instagram dhe Facebook, si dhe gjatë kohës kur intervista është duke u zhvilluar drejtpërdrejt, duke komentuar në hapësirën për komente.

Në mënyrë që të mësoni shumë gjëra të rëndësishme në lidhje me temën e lartpërmendur, ndiqeni emisonin më fillim nga ora 21:00, vetëm në faqen “Familja Jonë” në Facebook.

Arkiva

Kategoritë