Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Sulmohet tekniku i Klinikës së Radiologjisë në vendin e punës

Një punëtor i Klinikës së Radiologjisë në QKUK është sulmuar gjatë orarit të punës.

Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Infermierëve të cilët njëherit edhe e kanë dënuar këtë akt.

“Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë dënon ashpër sulmin ndaj teknikut të radiologjisë B.R., që ka ndodhur në vendin e tij të punës, në Klinikën e Radiologjisë në QKUK. Në këtë kohë pandemie kur infermierët po rrezikojnë shëndetin e tyre për të qenë në ndihmë të pacientëve, çfarëdo sulmi ndaj tyre është i pa pranueshëm”, thuhet në njoftimin e OIK-së.

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë, kërkon nga institucionet e ndjekjes që të marrin masa ndaj atyre që çojnë dorë në stafin mjekësor.

Po ashtu, OIK kërkon që të krijohet një ambient i sigurt pune për personelin shëndetësor, jo vetëm në QKUK por në gjitha institucionet shëndetësore në vend./Familjajonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë