Enj, Maj 19, 2022
Banner Top
Banner Top
Sulmohet një mjek në vendin e tij të punës në Podujevë, reagon kryetari i komunës

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka reaguar pasi një mjek është sulmuar në vendin e tij të punës në QKMF në Podujevë.

Bulliqi ka thënë se sulmi është i papranueshëm dhe ka kërkuar nga organet e rendit të marrin masa. Ai po ashtu e ka quajtur të turpshëm këtë rast.  

“Sulmi ndaj mjekut në QKMF në Podujevë është një akt i papranueshëm dhe i turpshëm”, ka shkruar ai.

“Duke e dënuar ashpër sulmin ndaj mjekut në vendin e tij të punës, kërkoj nga organet e rendit të ndërmarrin masat ligjore dhe të nxirret para drejtësisë autori i sulmit”, shtoi Bulliqi.

Arkiva

Kategoritë