Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Sulmohet fizikisht një punëtor i QKMF-së në Klinë

Një punëtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Famijare në Klinë është sulmuar fizikisht.

Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 23:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare e kishte sulmuar fizikisht në vendin e punës viktimën mashkull kosovar (punëtor teknik)”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se i dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit  dhe, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Youtube

Arkiva

Kategoritë