Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi të njëjtit dyshohen se e kanë sulmuar fizikisht një person tjetër.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 01:30 në rrugën “Ali Ibra” në Gjakovë.
Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kishin sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.