Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Sulmohen dy mjekë nga një i dehur në Emergjencën e Ferizajt

Dy mjekë kujdestarë janë sulmuar pas mesnatës në Emergjencën Primare në Ferizaj nga një person.

Këtë e ka bërë të ditur policia e stacionit në Ferizaj, të cilët kanë njoftuar se i dyshuari ka rezultuar i dehur në testin e alkoolit me 1.13 promila.

Me këtë rast është arrestuar 34-vjeçari H.H. Ai është ndalur për 48 orë.

Njofitmi i plotë:

Policia e stacionit në Ferizaj, sot rreth orës 01:00 të mëngjesit ka pranuar një informacion se në rrugën ” Ramadan Rexhepi” në Ferizaj është një rast i sulmit ndaj dy mjekëve kujdestarë në Emergjencën Primare.

Në lidhje me këtë policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet H.H (M/K) i moshës 34 vjeçar, i cili ishte në gjendje të dehur me 1.13 promila, i testuar me alkool test.

I dyshuari më pas është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare./familjajonë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë