Pinea Medical Center është krenare të njoftoj se Dr. Hetemi si shkencëtare e çertifikuar në USA, do të prezantojë Kosovën si ligjëruese nga Pinea Medical Center bashkë me Dr. Sci Diola Dosti, me gjetjet inovatore të hulumtimit “Defiçineca e Zinkut” dhe “Ndërlidhja me çrregullimet e spektrit të Autizmit”, në Samitin e 2-të Global për Shkencën dhe Teknologjinë e Ushqimit (FOODTECH2025) në Dubai, UAE nga 3-5 Mars 2025.
Ky samit i rëndësishëm mbledh së bashku shkencëtarë, akademikë, dhe profesionistë nga e gjithë bota për të ndarë ide dhe zhvillime të reja në fushën e shkencës dhe teknologjisë së ushqimit.
Dr. Hetemi do të prezantojë hulumtimet e saj inovative mbi lidhjen mes mungesës së zinkut dhe çrregullimeve të spektrit të autizmit.
Faleminderit Dr. Hetemi për përkushtimin tuaj të vazhdueshëm dhe përfaqësimin e Kosovës në skenën ndërkombëtare!
Na ndiqni për risitë dhe inovacionin në nivele akademike globale!
Pinea Medical Center si çdo herë në hap me inovacionin shkencor në nivele globale!