Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një postimi në Facebook, tregoi se Asambleja Komunale doli me një vendim për përkrahje për personat që janë infektuar me koronavirus.
Sipas tij, të infektuarit do të subvencionohen me 100 euro, ndërsa familjarët e personave që vdiqën nga COVID-19 do t’i marrin nga 200 euro.
“Me iniciativën e Grupit Parlamentar të PDK-së, e poashtu edhe me perkrahjen e asambleistëve tjerë, është aprovuar vendimi për ndarjen e mjeteve, ku çdo qytetarët e prekur nga Covid-19 do të subvenciohen me nga 100€, ndërsa qytetarët që kanë humbur betejën me këtë virus, familjarët e tyre do subvencionohen me nga 200€, gjithmonë duke u bazuar në listat e pacientëve në testimet PCR të IKSHPK-së, dhe ky vendim do vlejë që nga dita e shpalljes së pandemisë e deri në përfundimin e saj sipas vendimeve të institucioneve shëndetësore”, shkroi ndër të tjera kryetari i Suharekës në Facebook.