Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Studiuesit: Ekziston rreziku që virusi HIV i pakontrolluar po nxit shfaqjen e varianteve të Covid.

Studiuesit po eksplorojnë një numër hipotezash. Njëra është se Omicron erdhi nga një rajon i largët i Afrikës jugore, por nuk u përhap deri më tani. Një tjetër është se ai evoluoi te kafshët e infektuara, si minjtë, dhe më pas kaloi përsëri te njerëzit. Por një shpjegim i tretë po fiton terren ndërsa më shumë të dhëna dalin në dritë, se Omicron u shfaq në një person me një sistem imunitar të dobësuar: dikush që trajtohet me kancer, ndoshta një pacient me organe të transplantuara ose dikush me HIV të pakontrolluar.

Mundësia e fundit ka ngjallur shqetësim global. Afrika Sub-Sahariane është shtëpia e dy të tretave të popullsisë globale që jeton me HIV. Për një sërë arsyesh, duke filluar nga mungesa e aksesit në klinika deri te frika nga stigmatizimi dhe kujdesi shëndetësor i ndërprerë, 8 milionë njerëz në rajon nuk janë në terapi efektive për HIV, shkruan The Guardian.

Përtej problemeve të drejtpërdrejta që shkakton kjo me përparimin e sëmundjes dhe cenueshmërinë ndaj Covid – njerëzit me HIV të avancuar ose të pakontrolluar kanë shumë më tepër gjasa të vdesin nga coronavirusi.

Për mua ka dy gjëra kryesore,” thotë Dr Richard Lessells, një mjek i sëmundjeve infektive në Universitetin e KwaZulu-Natal në Durban, i cili ishte pjesë e ekipit që raportoi për herë të parë Omicron. “Së pari është shkenca që duhet të vazhdojë për të kuptuar më mirë këtë. Por më e rëndësishmja, në një nivel të shëndetit publik, ne nuk kemi nevojë të presim shkencën. Është një kujtesë se ndërsa adresojmë sfidën imediate të Covid-19, ne gjithashtu duhet të intensifikojmë përpjekjet për t’i dhënë fund HIV-it si një problem i shëndetit publik.”, tha ai.

Pra, ekziston rreziku se virusi HIV i pakontrolluar po nxit shfaqjen e varianteve të Covid.

Dyshimi se variantet shqetësuese mund të zhvillohen te pacientët me sistem imunitar të dobët nuk është i ri. Variantet Alfa dhe Beta, të zbuluara për herë të parë vitin e kaluar në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut, mendohet gjerësisht se janë shfaqur pas infeksioneve afatgjata te pacientët.

Youtube

Arkiva

Kategoritë