Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Studimi anglez ‘Edhe nëse fitoni imunitet ndaj Koronavirusit, ai mund të kthehet pas’
Personat që janë prekur nga Covid 19 dhe e kanë kaluar, mund ta humbasin imunitetin e tyre ndaj sëmundjes brenda muajve thonë ekspertët e King’s College London. Studimi i tyre tregon se virusi mund t`i rikthehet njerëzve vit pas viti, si një grip i zakonshëm.

Në hulumtimin e parë të shtrirë në kohë të këtij lloji, shkencëtarët analizuan përgjigjen imunitare të më shumë se 90 pacientëve dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe zbuluan se niveli i antitrupave që mund ta shkatërrojnë virusin, arrinte kulmin rreth tre javë pas shfaqjes së simptomave, por paskësaj binte me shpejtësi.

The Guardian shkruan se Testet e gjakut treguan se ndërsa 60% e njerëzve krijuan një përgjigje të fortë antitrupash në kulmin e betejës së tyre me sëmundjen, vetëm 17% arritën të ruanin të njëjtën forcë tre muaj më vonë. Nivelet e antitrupave ranë gjatë kësaj periudhe 23 herë.

Në disa raste, ato nuk dalloheshin më fare. “Njerëzit prodhojnë një përgjigje të arsyeshme antitrupash kundër virusit, por ajo zbehet me kalimin e kohës, dhe varet shumë nga kulminacioni i sëmundjes tek individi; ky i fundit përcakton sesa kohë antitrupat do të jenë rrotull,” tha Katie Doores, autore kryesore e studimit.

Ky hulumtim ka ndikime të mëdha edhe mbi vaksinën apo imunitetin e pretenduar të tufës. Sistemi imunitar ka mënyra të shumta për të luftuar koronavirusin, por nëse antitrupat janë linja kryesore e mbrojtjes, përfundimet e studimit tregojnë senjerëzit mund të riinfektohen në një valë të dytë dhe vaksinat, mund të mos i mbrojnë dot për një kohë të gjatë.

Studimi i King’s College është i pari që ka monitoruar nivelin e antitrupave te pacientët dhe punonjës të spitalit për tre muaj pas shfaqjes së simptomave. Shkencëtarët tërhoqën rezultatet e testit nga 65 pacientë dhe gjashtë punonjës të kujdesit shëndetësor që testuan pozitivisht për virusin, dhe një 31 personel tjetër që u ofruan vullnetarisht të bënin teste të rregullta antitrupash midis marsit dhe qershorit.

Studimi, i cili është dorëzuar në një ditar, por që nuk është rishikuar mbi bazën e paritetit, zbuloi se niveli i antitrupave u rrit më i lartë dhe zgjati më gjatë tek pacientët që ishin raste të rënda. Kjo mund të jetë për shkak se pacientët kanë më shumë viruse dhe djegin më shumë antitrupa për të luftuar infeksionin. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë