Die, Jan 23, 2022
Banner Top
Banner Top
Studimet e fundit: Po vijnë barnat antivirale të reja të fuqishme kundër COVID-19

Njerëzit e sapo infektuar me COVID së shpejti mund të kenë qasje në barin antiviral si një tip i barit Tamiflu për koronavirusin e ri – një përparim që ekspertët thonë se do të ndryshonte në mënyrë drastike rrjedhën e pandemisë në vazhdim.

Të paktën tre kategori pretendentë po konkurrojnë për t’u bërë pilula e parë antivirale që synon në mënyrë specifike COVID-19, sipas raporteve nga prodhuesit e kompanive të barnave, shkruan MedicalxPress.

Një pilulë e tillë mund të përshkruhet nga mjeku juaj dhe të merret gjatë shërimit në shtëpi, duke kufizuar potencialisht ndikimin e një infeksioni COVID në trupin tuaj.

Molnupiravir, bari antiviral i kompanisë Merck & Co ishte temë diskutimi gjatë javës së kaluar. Kompania njoftoi se do të kërkojë miratimin e shpejtë të SHBA-së për përdorimin emergjent të pilulës së tyre, pasi provat klinike treguan se përgjysmoi rrezikun e pacientëve për shtrim në spital ose vdekjes nga COVID-19.

Por në anën tjetër kemi dhe dy barna kandidate të tjera – gjithashtu që kanë treguar efikasitet në provat klinike: njëra nga Pfizer dhe një tjetër nga Roche dhe Atea Pharmaceuticals.

Nëse ato rezultojnë të sigurta dhe efektive, këto barna kandidate mund t’i mbajnë njerëzit e infektuar me COVID jashtë spitalit dhe t’i parandalojnë infeksionet me koronavirus, thanë ekspertët.

“Këto janë të gjitha barna që në një mënyrë ose në një tjetër ndërhyjnë në shumëzimin e virusit,” tha Dr. William Schaffner.

“Nëse jeni ekspozuar dhe virusi tashmë është në trupin tuaj duke filluar të shumohet, nëse mund të hyjmë atje herët me këto barna që pengojnë shumëzimin e tyre, padyshim që virusi nuk mund të përhapet në pjesë të tjera të trupit tuaj – duke ju kursyer kështu zhvillimin e  sëmundjes ose marrja e një sëmundjeje më të lehtë”, tha Dr. Schaffner.

Arkiva

Kategoritë