Gjithnjë e më shumë nëna në Shtetet e Bashkuara po fillojnë shtatzënitë e tyre tashmë duke pasur probleme shëndetësore të zemrës, presion të lartë të gjakut (hipertension), diabet dhe obezitet.
Një studim i ri zbuloi se 60 për qind e grave shtatzëna kanë një ose më shumë nga këto komplikime të shtatzënisë.
“Ne ishim mjaft të befasuar që vetëm 40 për qind e grave hynë në shtatzëni me një peshë normale pa diabet dhe pa hipertension”, tha autorja kryesore e studimit, Natalie Cameron.
Në fund të fundit, vetëm 31 për qind e nënave të ardhshme kishin shëndet të mirë të zemrës në Misisipi, krahasuar me gati 50 për qind në Utah.
Ndërsa gratë në perëndim dhe verilindje dolën më mirë, ato kishin ende shumë hapësirë për përmirësim: Në perëndim, pak më shumë se 42 për qind kishin shëndet të mirë të zemrës e në verilindje pak më pak se 44 për qind.
Studiuesit e Universitetit Northwestern përdorën bazën e të dhënave të Natalitetit të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve nga viti 2016 deri në vitin 2019, duke identifikuar faktorët e rrezikut për shëndetin e zemrës para shtatzënisë ,për më shumë se 14 milionë gra midis moshës 20 dhe 44 vjeç. Për të pasur një shëndet optimal të zemrës, gratë nevojitentë kenë një indeks të masës trupore (BMI) me diapazon normal dhe të mos kenë presion të lartë të gjakut ose diabet.
Më i zakonshmi nga këta tre faktorë të rrezikut për shëndetin e zemrës ishte mbipesha ose obeziteti. Vetëm rreth 42 për qind e grave të moshave 30 deri në 34 vjeç kishin shëndet të mirë të zemrës, ashtu si 37 për qind e atyre moshave 40 deri në 44 vjeç.
Gratë në përgjithësi ishin pak më të shëndetshme në vitin 2016, me 43 për qind në 100 lindje me shëndet të mirë të zemrës, sesa në vitin 2019, kur vetëm 40 për qind kishin shëndet të mirë të zemrës.