Osteoporoza, është një sëmundje që karakterizohet me kocka të dëmtuara, duke u bërë ato cdo herë e më të brishta.
Kjo sëmundje ka tendencë t’i prekë kryesisht gratë e moshuara, dhe një prej arsyeve kryesore mendohet të jetë mungesa e Vitaminës D.
Studiuesit vazhdojnë të hulumtojnë për shkaqe të tjera mjedisore që ndikojnë në shfaqjen e osteoporozës.
Një studim i ri i udhëhequr nga Instituti i Barcelonës për Shëbdetin Global, sugjeron që një prej arsyeve për shfaqejen e kësaj sëmundje, është edhe cilësia e dobët e ajrit.
Në këtë hulumtim morën pjesë mbi pesë mijë pjesëmarrës, gjysma e të cilëve jetonin në fshatë e gjysma në qytet.
Ata zbuluan që individët që përjetonin shpesh ndotje të ajrit – vecanarisht me anë të grimcave të imëta – kishin nivele më të ulëta të masës kockore./Familja Jone