Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Studim: Adoleshentet mbipeshë përballen me rrezik më të madh për sulm në tru gjatë jetës

Vajzat që mbajnë peshë të tepërt si adoleshente ose të rinj, mund të përballen me një rrezik më të lartë të një sulmit të shkaktuar nga mpiksja deri në moshën 55 vjeç, ndërsa burrat jo, zbulon një studim i ri.

Analiza, e cila zgjati më shumë se 50 vjet, u botua të enjten në Stroke, revista shkencore e rishikuar e Shoqatës Amerikane Stroke, një ndarje e Shoqatës Amerikane të Zemrës, raporton Klan Kosova.

Këto gjetje bazohen në një studim të kryer në Finlandë që gjurmoi më shumë se 10,000 njerëz që nga lindja deri në të 50-at e tyre.

Zbulimi kryesor ishte se humbja e peshës së tepërt pas adoleshencës nuk mund të eliminojë rrezikun e një sulmit ishemik, thanë studiuesit.

Ky lloj sulmi ndodh nga bllokimi i një ene që furnizon trurin me gjak. Është lloji më i zakonshëm dhe përbën rreth 87% të të gjitha sulmeve, theksojnë në studim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë