Sikurse e ka dëshmuar gjithnjë, prioritet i poliklinikës Endomedica vazhdon të jetë vetëm shëndeti i pacientëve të saj. Gjatë ditës së djeshme (25 maj) disave nga të moshuarit e Shtëpisë së të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit” iu kryen ekzaminime reumatologjike dhe shërbime të tjera shëndetësore nga stafi profesional i kësaj poliklinike.
Në vizitën që stafi i Endomedicës pati para një muaji në Shtëpinë e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit”, reumatologu dr. Fidan Berisha u rekomandoi disave prej të moshuarve që t’i nënshtohen DEXA-s (Densitometrisë së eshtrave).
DEXA, si standard i artë për diagnostikim të osteoporozës, u realizua te të gjithë të moshuarit të cilëve iu rekomandua një gjë e tillë.
Gjatë vizitës së tyre ata poashtu u kontrolluan edhe nga mjekja familjare dr. Hysnije Zborca, e cila iu bëri ekzaminimet e nevojshme për ta, sic ishin: matja e tensionit e auskultimi dhe dha rekomandimet e nevojshme për trajtim të mëtejmë.
Banorëve, të cilët u kontrolluan nga specialist dr. Fidan Berisha, ju realizuan edhe analiza laboratorike të gjakut, konform gjendjes së tyre.
Se poliklinika Endomedica vazhdon të jetë adresa e duhur për pothuajse secilin problem shëndetësor, tashmë nuk vihet në diskutim. Puna që bëhet nga i gjithë stafi i kësaj klinike nuk ka sesi të përkthehet ndryshe, pos si e suksesshme.