Në Spanjë ka shënuar rritje numri i viktimave si pasojë e koronavirusit.
Mirëpo norma e infektimeve të reja sipas autoriteve spanjolle është duke u stabilizuar.
Rastet e konfirmuara me Covid-19, në këtë vend janë rritur në 64,059, apo për 14 për qind krahasuar me të enjten që ishte 18 për qind, apo me të mërkurën kur janë rritur për 20 për qind.
Në 24 orët e fundit, 769 njerëz kanë vdekur, duke e çuar në 4,858 numrin total të vitimave në Spanjë.
Spanja, vendi i dytë i goditur më së keqi nga koronavirusi në Evropë – pas Italisë – e ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme deri më 12 prill, duke lënë në fuqi kufizimin e lëvizjes së njerëzve dhe mbylljen e shumicës së dyqaneve dhe bizneseve.