Mar, Mar 19, 2024
Banner Top
Banner Top
Spitali Ortomedica merr përsipër operimin e tre vëllezërve në karrocë

Mjekësia para se gjithash lidhet me një ndjenjë të lartë të humanizmit që ekspertët shëndetësorë kanë për pacientët. Puna që bëjnë mjekët iu atribuohet gjithnjë dhe vetëm pacientëve.

Se mjekësia është një profesion që duhet të gërshetojë në vete humanizmin dhe profesionalizmin po e dëshmon vecanërisht Spitali Ortomedica, i cili së fundi ka marrë përsipër që t’i operojë tre fëmijë që janë të paralizuar dhe gjenden në karrocë.

Lajmin e bëri të ditur vetë Elvis Naçi, duke u shprehur se një gjest i tillë është absolutisht i mrekullueshëm.

“Nje lajm i mrekullueshem qe heret ne mengjes, sapo percollem 3 femijet e paralizuar te Familjes idrizi per ne Spital ku shpresojme do te sherohen, Zoti i shperblefte bamiresit dhe sa me shume lutje qe Femijet te sherohen. Amin, Amin, Amin”, shkroi ai në Facebook.

Raste të tilla që paraqiten në këtë spital janë aspak të rralla, mirëpo profesionalizmi i treguar nga stafi i Ortomedicës ka bërë që operimet e këtilla të kalojnë me shumë sukses.

Youtube

Arkiva

Kategoritë