Specializantët e rinj me vetfinancim të cilët janë pranuar në konkursin e vitit të kaluar në Ministrinë e Shëndetësisë, kishin marr premtime se do të futen në paga, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.
Ministria e Shëndetësisë ka filluar nënshkrimin e kontratave me specializantët e rinj. Janë rreth 1300 mjekë të rinj të cilët pritet të fillojnë edukimin specialistik, por shumica prej tyre me vetëfinancim, shkruan Gazeta Shneta.
Ministri Armend Zemaj ishte zotuar se të gjithë specializantët e rinj do të futen në listën e pagave, pavarësisht se ishin pranuar në kategorinë me vetfinancim.
Por ky zotim i Zemajt deri më tani ka mbetur vetëm deklaratë dhe për këtë specializantët kanë paralajmëruar protesta nëse nuk futen në listën e pagave.
Njoftimi i plotë nga përfaqësuesit e specializantëve:
Komunikatë për media nga Specializantët me Vetëfinancim:
Pas më shumë se 2 muajsh ne Specializantët me Vetëfinancim kemi marrë premtime të kota që ne do të kalojmë në paga.
Shumë prej nesh janë ata që mbajnë familje, janë ata që nuk kan kushte për të vazhduar shkollimin profesional e të obiguar, janë ata që shkojnë në punë dhe nuk paguhen as për punën as për kujdestarinë dhe as për asgjë tjetër.
Prandaj të indinjuar nga këto neglizhenca dhe padrejtësi ne në numër afër 550 Spcializantë me Vetëfinancim, kemi vendosur që të mbajmë Protestë.
Protestë drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë, drejtuar Qeverisë në detyrë e asaj në ardhje. Që ne do të protestojmë deri ne arritjen e qëllimit tonë sublim e jetik. Protesta do të mbahet të Hënën me datë: 25.01.2021 me fillim prej orës: 14:00. Do jetë e para, por jo e vetmja deri sa të arrihet qëllimi ynë.
Me respekt përfaqësuesit e Specalizantëve me Vetëfinancim