Enj, Dhj 12, 2024
Banner Top
Banner Top

Te specat e kuq djegës, gjenden në sasi shumë të mëdha kapsaicina (përbërësi kryesor i aktivitet farmakologjik) flavonoide, vajra esencialë, karotenoidë, celulozë, kalcium dhe hekur.

Përmbajtja e lartë e vitaminës C (deri në 340 mg/100 gr) është më i madh se të gjitha frutat apo perimet e tjera, ndërsa gjenden edhe sasi të konsiderueshme vitaminash A, K, dhe B. Jo më kot studiuesit kanë nisur ta quajë “ari i kuq” i tavolinës.

Speci djegës është krejtësisht i këshillueshëm në kurën parandaluese të infarktit dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Është parë se përdorimi i vazhdueshëm i tij ul nivelin e kolesterolit në gjak, ndihmon zemrën, dhe ndihmon punën e arterieve të gjakut. Farat e specit djegës përmbajnë shumë acide që eliminojnë nga arteriet kolesterolin e tepërt dhe trigliceridet.

Shumë njerëz, kanë frikë nga ushqimet pikante për shkak të pasojave të hemorroideve. Në të vërtetë që prej 1857-s, Akademia Mjekësore Franceze e ligjëronte zyrtarisht vlefshmërinë e specit të kuq djegës kundër hemorroideve.

Irfan Gjeçi, mjek alternativ tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se speci djegës ka një fuqi mrekullibërëse në qarkullimin e gjakut.

Ai tregoi se është hasur me njerëz që kanë qenë pa ndjenja, pa puls dhe në momenti që iu ka vënë spec djegës nën gjuhë i ka rikthyer në normalitet.

“Duke qenë se ka vitaminën A, B6 dhe të tjera speci djegës bën të mundur të ndihmojë shumë në qarkullimin e gjakut. Në momentin kur një person ka humbur ndjenjat dhe fytyra e tij ka marrë ngjyrë blu, nëse i vendosim spec djegës nën gjuhë, fytyra e tij kthehet në rozë, e rikthejmë në jetë. Kam rastisur që jam përballur me njerëz që kanë qenë pa puls dhe duke vendosur nën gjuhë spec djegës është rikthyer në jetë. Është si një ndihmë e shpejtë. Mund të ketë njerëz alergjikë, por këta janë shumë të rrallë”, tha mjeku.

Youtube

Arkiva

Kategoritë