Sot u shënua Dita Evropiane e të Drejtave të Pacientëve përmes një tryeze të rrumbullakët ku u diskutua për këtë çështje me theks të veçantë tek e drejta e ‘Zgjedhjes së Mjekut, e drejtë e secilit’.
Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë, Zv. Ministri Dr. Arsim Berisha, Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, znj. Fatmire Kollqaku, Dr. Yllzim Dyla dhe Asosiacioni i Mjekëve Familjar.
Kjo tryezë u organizua nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK dhe u mbeshtet nga AQH dhe IHS Project, ku edhe u diskutua mbi rezultatet e hulumtimit mbi zgjedhjen e Mjekut Familjar realizuar nga PRAK.