Java fillon me rënie të temperaturave dhe reshje bore.2. Në pjesën e dytë të javës rritje e ndjeshme e temperaturave.
Cilësia e ajrit pëson përkeqësim në periudha më të qeta, pa qarkullim të mirëfilltë ajror dhe pa të reshura, që parashihen kryesisht ditën e martë, kur edhe indeksi mund të kaloj në vlera të dobëta, kryesisht orëve të mbrëmjes.
12.12 – Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me riga lokale shiu, që më vonë gjatë ditës shndërrohen edhe në reshje bore.
13.12 – Pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Në mëngjes ngrica.
14.12 – Herët në mëngjes mundësi pë reshje të dobëta bore. Ditën kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.
15.12 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell.
16.12 – Kryesisht me vransira. Kohëpaskohe me reshje shiu, me më shumë mundësi në perëndim të vendit.
Temperaturat në fillim të javës zbresin në 4C e 3C, maksimalet, e minimalet deri në -4C. Deri të premten shënojnë rritje deri në 13C maksimalet, e minimalet në 7C.
Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-8m/s, e nga dita e mërkurë ndryshon drejtimin në juglindore.
Shtypja atmosferike pëson rënie të thellë nën vlera normale në fundjavë