Mbi vendin tonë sot parashihet të mbajë mot relativisht i qetë dhe me ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.
Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.
Një përmirësim i shkurtër i motit pritet ditën e hënë, me rritje të lehtë të temperaturës gjatë ditës, por se në mëngjes do mbajë mot mjaft i ftohtë.
Nga dita e martë dhe mërkurë sërish priten kushte për të reshura shiu dhe rënie e temperaturës.